Politika e Dërgesës & Aktivizimit
Përditësuar më: 13 Jan 2026
1) Çfarë merr klienti
- Aktivizim digjital të shërbimit të asistencës rrugore për automjetin e deklaruar (plan Kosovë / Rajon / Evropë).
- Kartë fizike anëtarësie me numër unik, e dërguar me postë/korrier.
2) Dërgimi & afatet
- Dërgimi: brenda 1–2 ditë pune pas konfirmimit të pagesës.
- Zonat e dorëzimit: Kosovë, rajoni përreth (AL, MK, ME, RS) dhe vendet e BE-së.
3) Kosto & tarifa transporti
Nuk ka tarifa shtesë transporti. Nuk aplikojmë tarifë “cash on delivery”, “handling” apo tarifa të fshehura. Tarifat aktuale (nëse zbatohen): Kosovë €0.00; Rajon €0.00; BE €0.00. Shuma që shfaqet në arkë është çmimi përfundimtar që paguani.
4) Aktivizimi dhe përdorimi
Asistenca mund të kërkohet menjëherë pas konfirmimit të porosisë përmes linjës 24/7/WhatsApp. Karta është dëshmi e mbulimit, por nuk është e domosdoshme për të kërkuar shërbim.
5) Dërgesë e pasuksesshme & adresë e pasaktë
Nëse paketa kthehet për shkak të adresës së pasaktë ose mosdorëzimit, mund ta ridërgojmë një herë (mund të aplikohet tarifë poste nëse gabimi është adresor).
6) Dëmtim ose humbje gjatë transportit
Nëse karta arrin e dëmtuar ose humbet gjatë transportit, e riedërgojmë pa kosto një herë. Na kontaktoni brenda 14 ditëve nga data e pritshme e dorëzimit.
7) Kontakt
Email: info@asistenca24.com · Tel: +383 49 701 000 · Faqja: https://asistenca24.com
